Zyrtarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut urojnë Vjosa Osmanin

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Prill, 2021 20:25

Zyrtarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut  urojnë Vjosa Osmanin

“Urimet më të sinqerta për zgjedhjen e sotme të zonjës Vjosa Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës.
Me uratat dashamirëse për shëndet, mbarësi dhe suksese, siguroj zonjën Osmani për bashkëpunim të afërt dhe intenziv në agjendën e përbashkët për një rajon të integruar, pa çështje të hapura dhe të integruar tërësisht në Bashkimin Europian dhe në bashkëkoordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paçi mbarësi dhe faqëbardhësi në punën tuaj”, ky eshte urimi i zv.kryeministrit, Artan Grubi, percjell Lobi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Vjosa Osmanin për emërimin e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka uruar Vjosa Osmanin për emërimin e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

“Urime për zonjën Vjosa Osmani, Presidenten e re të Republikës së Kosovës” – ka shkruar Bekteshi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Prill, 2021 20:25