Zjarrfikësi flet për ngjarjen tragjike në Gostivar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 09:24

Zjarrfikësi flet për ngjarjen tragjike në Gostivar

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci nga zjarri i cili shpërtheu në një objekt kolektiv banesor në Gostivar. I ndjerri është një fëmijë i mitur, kurse me lëndime ka përfunduar një grua e moshës 35 vjeçare.

Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi tha për LOBI.MK se ata menjëherë me autoambulantë janë dërguar në spital ku 35 vjeçarja merr asistencë mjekësore.

Sipas dëshmitatëve okular dhe banorëve, zjarri ka shpërthyer herët në mëngjes, dikur rreth orës 8, prej ku është paraqitur tym dhe banorët e ndërtesës në rrugën “Kej Vardar” kanë lëshuar banesat e tyre.

Zjarrfikësi i ndërrimit, Izet Izeti deklaroi se menjëherë pas denoncimit për zjarr, në terren kanë dalë me dy automjete dhe për gjysëm ore e kanë lokalizuar zjarrin. Të dhënat e para janë se zjarri ka rënë në një dhomë të banesës në katin e tretë ku kanë qendruar një familje me më tepër anëtarë.

Sipas banorëve, intervenimi ka parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.

Në vendngjarje, organet kompetente kryejnë hetim prej ku pritet të mësohen shkaqet e rënies së zjarrit. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 09:24