(Zh)bllokimi i Kuvendit, çka sugjërojnë analistët politik?

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 14:15

(Zh)bllokimi i Kuvendit, çka sugjërojnë analistët politik?

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, bëri të ditur për një takim që do të mbajë nesër me kryeparlamentarin Talat Xheferi në një tentativë për të zhbllokuar puënën e Kuvendit, ndërkaq paralajmëroi takim edhe me liderin e BDI, Ali Ahmeti si partner i koalicionit qeveritar. Sipas Zaevit çështja duhet zgjidhur në Kuvend. Nëse nuk ka dalje nga bllokada, do të thirret takim liderësh, përcjell Lobi

Po si e shohin analistët zgjidhjen e ngërçit politik që ka kapluar dhomën ligjdhënëse. Analsti Xhelal Neziri në prononcimin për LOBI-in, thotë që zgjidhja është te koalicioni i gjerë i katër partive më relevante në Maqedoninë e Veriut.

“Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje pasi do të prodhonin të njëjtin rezultat dhe do të kishim gati të njëjtën situatë. Nuk mund të pretendohet as në opozitë konstruktive, e cila do të përkrahte projektet qeveritare, pasi një opozitë e tillë nuk është opozitë. Kjo tani më është një krizë institucionale, e cila kërkon zgjidhje në formë të një qeverie të koalicionit të gjerë, që do të kishte katër prioritete: menaxhimin me sukses të pandemisë, zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, nisjen e negociatave me BE-në dhe përfundimin me sukses të procesit të regjistrimit”, shprehet për LOBI, analisti Neziri.

Sipas tij, të gjitha këto prioritete nuk mund t’i realizojë kjo qeveri që ka një shumicë aq të ngushtë parlamentare saqë ka bllokuar institucionin kryesor të sistemit – Parlamentin.

Në anën tjetër, analisti Sefer Selimi ka një qasje tjetër rreth tejkalimit të dallimeve mes partive politike sa i përket (zh)bllokimit të punës së Kuvendit.

“Me që Qeveria thotë që është e gatshme të negocioj për ligjin e shtetësisë do ta pranoja ofertën për dakordim me afat kohor prej 1 muajsh. Do ti kisha krijuar kourum për të gjitha ligjet brenda kësaj periudhe për të mos lënë asnjë arsyetim shtesë. VMRO duhet ose të çbllokoj ligjin për nështetësi (duke qenë ose jo pjesë e procesit të dakordimit), ose do duhet të mbajë fajin e plotë para qytetarëve. Në rast të vazhdimit të bllokadës së ligjit nga VMRO, qeveria (të gjitha partitë) bashkë me opozitën të arrin marëveshje të shkruar se në rastin e parë ky ligj i dakorduar do të miratohet. Ligji të bëhet kusht për formimin e ciliësdo qeveri apo koalicion të ardhshëm me partitë shqiptare”, shprehet Selimi, duke shtuar që në rast të miratimit të ligjit fitorja është e opozitës, me dështimin (mos arritja e një dakordsie të plotë) demaskohet (mos)sinqeriteti i qeverisë.

Vetëm pesë ligjet që duhet të mundësojnë pensionin e detyrueshëm në moshën 64 vjeç, kanë 2,195 vërejtje vetëm nga VMRO-DPMNE. Kjo parti ka paraqitur edhe 2.029 amendamente për ndërtimin e Qendrës së re Klinike, 929 për projektligjin për komisionin shtetëror që duhet të vendosë për mosmarrëveshjet në shkallën e dytë, si dhe 550 amendmanete në projektligjin për shtetësinë.

E Majta aktualisht po bllokon ligjin për letërnjoftime me 1.314 amendamanete të paraqitura. Nuk ka asnjë amendamanet në ligjet e tjera që janë aktuale në Kuvend.

Sidoqoftë, një numër rekord i amendamenteve vjen nga opozitën shqiptare. Këto janë ligjet që ata kanë bllokuar:

Projektligjet për kambialin dhe ligjin për Fondet IPA kanë më së shumti amendamante – 3.000 secili. Ligjet për Lojërat e Fatit, Ligji për Kundërvajtje dhe Ligji për Qira me 2.000 amendamanete. Por opozita shqiptare ka gjithashtu 300 vërejtje në lidhje me ligjin për produktet kozmetike.

Ndër ligjet e sapo bllokuara nga partitë e Zijadin Sela dhe Afrim Gashit, me 1.000 amendmanete, është projektligji për mbështetjen financiare si pjesë e paketës së pestë të masave anti-krizë. 23,000 qytetarë mezi po e presin, të cilët duhet të marrin 6,000 denarë ndihmë financiare. Partitë e tjera nuk kanë kundërshtime ndaj këtij ligji. Por Aleanca dhe Alternativa shpjegojnë se përparësia e tyre është ligji për shtetësinë, dhe nëse qeveria do që këto para të arrijnë te qytetarët e rrezikuar nga pandemia, atëhetë proprozim-ligjin do ta propozonin jo të rregullt, por me procedurë të shkurtuar.

Dje, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, bëri thirrje për “mendje të shëndoshë”. “Deputetët të fitojnë pagën e tyre sepse, pavarësisht bllokimit me amendamente, nuk mund të sigurohet kuorum për seancë”, tha ai.

Sipas të dhënave të Lobit, 60 ligje të tjera mbahen të bllokuara në sirtarët e Kuvendit, të mbuluara me amendamente nga përbërja e mëparshme parlamentare. Disa amendamente nga E Majta në muajt e fundit kanë qenë shaka të pastra. Deputetët nuk duhet të veshin triko, por edhe shenja të pedikyrëve dhe salloneve për manikyr. Vezët e Pashkëve ishin gjithashtu midis amendmaneteve të tyre.

Amendamentet në kuptimin juridik nënkuptojnë plotësimin, qartësimin, rregullimin e mëtejshëm të një ligji, i cili duhet të sigurojë kushte më të mira për qytetarët. Por ne jemi dëshmitarë që na ndodh tamam e kundërta. Lojërat politike i kushtojnë shtetit shumë para.

Për momentin, nuk mund të votohet as vendimi për ta vazhduar krizën në vend, sepse bllokohet nga Aleanca për Shqiptarët me 550 amendamante.

Sot,  Instituti për Demokraci u bën apel të gjithë aktorëve politikë dhe drejtuesve të partive për sjellje të përgjegjshme dhe shtetërore ndaj të gjitha sfidave të momentit. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 14:15