Zgjedhjet Lokale në Gostivar. Shumë fletëvotime të pavlefshme

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Tetor, 2021 00:05

Zgjedhjet Lokale në Gostivar. Shumë fletëvotime të pavlefshme

Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e votuesve për Zgjedhjet Lokale në Gostivar ka qenë 81.083, por thirrjes për të votuar iu përgjigjen 31.638 votues, njofton Gostivari Sot

Sipas rezultateve nga KSHZ, votat u shpërndanë në:

NEVZAT BEJTA 13.190 vota apo 41,69%

ARBEN TARAVARI 15.724 vota apo 49,70%

RENATA ELEZI 333 vota apo 1,05%

FADIL ZENDELI 909 vota apo 2,87%

Tabela

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ishte 30.156, kurse numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 1.368.

Tabela

Rritje e vogël e votoave është shënuar tek listat për Këshillarë komunal, ku numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar ka qenë 31.868.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ka qenë 30.348, kurse numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 1.111. Pjesëmarrja në votime ka qenë 39,30%.

Tabela

Ja rezultatet:

BDI: 8.296

ASH-A: 8.856

Besa: 897

PDSH: 559

VMRO-DPMNE: 4.300

LSDM: 2.958

PLD-DOM: 417

PDTM: 2.815

PDT: 417

FDR: 865

DNET: 444

Tabela

Sipas rezultateve të KSHZ, subjektet politike fituan mandate:

ASH-A: 10 këshilltarë

BDI: 9 këshilltarë

Besa: 1 këshilltar

VMRO-DPMNE: 4 këshilltarë

LSDM: 3 këshilltarë

PDTM: 3 këshilltarë

FDR: 1 këshilltar

Në Këshillin komunal të Komunës së Gostivarit numri i këshilltarëve është 31. Gostivari Sot

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Tetor, 2021 00:05