Zenku: Do të krijojmë profilin social të Komunës së Gostivarit

Xh M
Nga Xh M 6 Tetor, 2021 15:20

Zenku: Do të krijojmë profilin social të Komunës së Gostivarit

Sebajete Zenku nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, kandidate e përbashkët për këshilltare komunale në listën e BDI, përmes një konference për shtyp nga selia në Gostivar, prezantoi një nga pesë shtyllat kryesore të programit për Gostivarin që duam, mbrojtja dhe mirëqenia sociale.

Në platformën tonë zgjedhore, tha ajo, mbrojtja dhe mirëqenia sociale do të jetë një ndër shtyllat në bazë të së cilës do të ndërtohet strategjia për punë me qytetarët e Komunës së Gostivarit.

“Gostivari nuk bën përjashtim përsa i përket papunësisë dhe nivelitit të varfërisë. Nisur nga ky realitet, proriteti ynë fokusohet pikërisht në uljen e numrit të personave të papunë dhe zbutjen e varfërisë. Për të arritur qëllimet, kemi
paraparë projekte dhe nisma konkrete, siç janë: Ri-organizimi i njësisë së veçantë organizative, që do të merret vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe mirëqenjen sociale; Përgatitja e planit strategjik për mbrojtje dhe
mirëqenje sociale në bashkëpunim me sektorin joqeveritar; si dhe Krijimi i Profilit social të Komunës së Gostivarit”, potencoi Zenku

Sipas saj, aktualisht mbrojtja sociale në kompetenca të Pushtetit Lokal është në nivelet më të ulta dhe gati inekzistente, andaj kemi paraparë masa konkrete, siç janë: Krijimi i këshillit për mbojtje sociale; Hapja e qendrave për mbrojtjen e
grave dhe fëmijëve, viktima të dhunës familjare; Stimulimi dhe përkrahja e shoqatave me programe sociale; Krijimi i programeve të posaçme sociale për strehimin e personave të pastrehë, si dhe shumë projekte të tjera.

“Sa u përket Organizatat Joqeveritare dhe Barazisë Gjinore, kemi paraparë projektet në vijim: Zbatim i rregullores për ndarjen e mjeteve të buxhetit të komunës së Gostivarit për OJQ-të; Përgatitja e një plani strategjik për integrimin
e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe planet e veprimit në komunën e Gostivarit për periudhën 2021-2025; Përgatitja e planit të veprimit për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrjeve të krijuara nga gratë; ritjen e numrit të grave në pozita vendimmarrëse, buxhetimi gjinor është një nga elementët e rëndësishëm për arritjen e barazisë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta midis burrave dhe grave”, tha Zenku.

Për një periudhë katërvjeçare, siguroi Zenku, jemi të bindur që falë zbatimit të këtyre projekteve do të kemi një situatë krejt ndryshe në këë drejtim, duke ulur numrin e personave të papunë dhe duke ulur nivelin e vafërisë tek pjesa më e
ndjeshme e shoqërisë. Andaj, Zgjidh Jetë, Voto Blertë!

 width=
Xh M
Nga Xh M 6 Tetor, 2021 15:20