Zejd: Nënshkrimi im, jo bashkë me “Levicën”

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Nëntor, 2021 12:37

Zejd: Nënshkrimi im, jo bashkë me “Levicën”

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd ka  thyer sot heshtjen e tij sa i përket rrëzimit të Qeverisë. Me këtë rast ai u shpreh se është për rrëzimin e kësaj qeverie, por jo me çdo kusht.

“Gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E majta nuk nënshkruan dhe në frymën e kësaj u dakorduam për të dhënë firmën. Dhe qëndrimi i  Alternativës ka qenë i njëjtë”, tha Skender Rexhepi.

Rexhepi ishte i prerë se nënshkrimi i tij nuk do të qëndroj bashkë në një listë ku qëndron edhe nënshkrimi i kreut të së m

“Kështu ka qenë që kur e kemi përpiluar atë listë pjesë e saj të mos jetë edhe e Majta. Unë nuk pranoj që nënshkrimi imë të jetë pjesë e Listës bashkë me nënshkrimin e kreut të së Majtës”, tha Skender Rexhepi-Zejd. Mandatin nuk e kemi marrë për tu shërbyer kauzave antishqiptare”, tha Zejd.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Nëntor, 2021 12:37