Zaev votoi për vetëveten!

Linda Limani
Nga Linda Limani 21 Mars, 2021 15:22

Zaev votoi për vetëveten!

Mbi 60 mijë anëtarë të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut sot votojnë “për” ose “kundër” liderit Zoran Zaev t’i  mundësojnë mandat të ri në krye të partisë. Sot, Zaev u paraqit në vendvotim dhe votoi për vetveten. Ai bashkë me zonjën e tij, sot tundën votën në kutinë e votimit. Opsion tjetër ka patur të mos rrethonte emrin e tij dhe ta shpallte të pavlefshme fletëvotimit, njofton LOBI

Zaev ka dhënë vlerësimin e tij për procesin e sotëm zgjedhor që po realizohet në partinë e tij.

Si kandidat i vetëm për kryetar të partisë, këto zgjedhje ai i ka cilësuar si të nivelit të lartë demokratik.

Ndërkaq ka vlerësuar se LSDM-ja po shkruan histori.

“Bashkërisht shkruajmë histori duke praktikuar nivel të lartë të demokracisë brendapartiake”, tha Zaevi.

Për opozitën, së cilës kryeministri Zoran Zaev i ka rekomanduar ta ndjekë shembullin e LSDM-së, zgjedhjet e sotme në partinë në pushtet janë sipas shembullit të Republikës së Koresë së Veriut.

Zgjedhjet organizohen në 80 organizata komunale të LSDM-së, në 237 vendvotime, ndërsa të drejtën e votës e kanë të gjithë, pothuajse 69 mijë anëtarë. Komisioni zgjedhor njoftoi se dalja në zgjedhje deri në drekë ka qenë 46%.

Pas besimit të fituar nga ana e anëtarësisë partiake, që pritet të publikohet sonte pas orës 21, pritet që Zoran Zaev për kohë të shkurtër t’i zbatojë edhe ndryshimet kadrovike në parti, por për momentin nuk ka pasqyrë të qartë për ndryshimet eventuale në kreun e partisë. LOBI.MK

Linda Limani
Nga Linda Limani 21 Mars, 2021 15:22