Zaev: Synojmë heqjen e vetos

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:28

Zaev: Synojmë heqjen e vetos

Në lidhje me seancën e sotme qeveritare, para publikut është deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Ai është shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Ljupço Nikollovski, si dhe ministrat Bojan Mariçiq dhe Fatmir Besimi.

Ka njoftuar se qeveria e ka miratuar agjendën “Evropa në shtëpi”, që parasheh vazhdimin e realizimit të politikave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Agjenda fokusohet në metodologjinë e re të Komisionit Evropian.

“Përqendrohet në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në të drejtat e njeriut, në reformat mediale, në politikat evropiane dhe në reformat në administratë”, tha Zaev, transmeton TV21.

Tha se do të vazhdojë përkushtimi për anëtarësim në BE, me çka synohet edhe heqja e vetos së vendosur nga Bullgaria.

“Vazhdojnë politikat për të tërhequr veton që është vendosur nga Bullgaria”, tha Zaev.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:28