Zaev: Regjistrimi nuk do të shtyhet

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 14:34

Zaev: Regjistrimi nuk do të shtyhet

Nuk do të ketë shtyrje të regjistrimit, deklaroi sot Kryeministri Zaev, duke u kërkuar të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në këtë operacion statistikor dhe ta përmbushin detyrën e tyre qytetare ndaj shtetit. Shtyrja, tha, është e pakuptimtë, sepse, siç theksoi, askush nuk mund të garantojë nëse situata me pandeminë në vjeshtë ose në pranverën e ardhshme nuk do të jetë e njëjtë si është tani.

“Tani normalisht vetë pandemia është problematike, kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga regjistrimi. Nëse heqim dorë tani, vijojnë zgjedhjet e vjeshtës, pranvera askush nuk mund të garantojë se nuk do të jetë e njëjtë me numra si tani, kështu që të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Unë apeloj deri te të gjithë të regjistrohemi sepse në atë mënyrë e përmbushim përgjegjësinë qytetare ndaj atdheut tonë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së “Brako” në Veles.

Sipas tij, ligji është i qartë, në të është rregulluar përgjegjësia, por mbi të gjitha, duhet të jetë përgjegjësia civile para shtetit.

“Prandaj apeloj te të gjithë maqedonasit që të regjistrohen, u bëj apel të gjithë shqiptarëve të regjistrohen, u bëj apel të gjithë serbëve, të gjithë romëve që jetojnë në vendin tonë Republikën e Maqedonisë s[ Veriut të regjistrohen. Kështu ata do të tregojnë dashuri për atdheun, kështu do të tregojnë përgjegjësi ndaj atdheut dhe kështu do të kemi të dhëna se ato ekzistojnë. Falë këtyre statistikave ne do të jemi në gjendje të krijojmë me sukses politika. Tani krijojmë në mjegull, në re, duke mos i ditur numrat e saktë. Nga regjistrimi i tyre varet zhvillimi i shoqërisë së tyre, nga regjistrimi i të gjithë qytetarëve varet e ardhmja e vendit të tyre, vendit tonë, e RMV-së. Kur duhet ta tregojmë veten si patriotë, atëherë bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë ndërsa kur duhet të hedhim hapin e parë me të vërtetë patriotik drejt shtetit dhe të regjistrohemi, atëherë do të kërkojmë një milion justifikime,” tha kryeministri, duke shtuar se thirrja për bojkot dhe bllokimi i regjistrimit nuk do ta bëjë askënd patriot më të madh.

Ai gjithashtu bëri thirrje të regjistrohet edhe e gjithë diaspora.

“Unë i bëj thirrje gjithë diasporës, maqedonasve, shqiptarëve, boshnjakëve, serbëve, turqve, vllehëve, romëve, të gjithë të regjistrohen sepse kemi përgjegjësi para atdheut. Atdheun për të cilin dimë gjithmonë të komentojmë, lavdërojmë, kritikojmë apo të ngjashme”, tha Kryeministri.

Sipas Zaevit, ekziston zgjidhje edhe nëse ndodh që disa prej komisioneve të infektohen me koronavirus.

“Nëse nuk arrijmë deri më 21 prill dhe komisioni i regjistrimit në komunën e Çairit apo Strumicë është i infektuar, mund të shtyhet për 14 ditë, mund të prolongohet pjesa e vetë regjistrimit. Mund të gjenden mënyra se si duhet të mbahet regjistrimi. Nëse e shtyjmë për për vjeshtë, mund ta kemi të njëjtën valë si tani, nëse deri në pranverën e vitit të ardhshëm mund të ketë të njëjtën valë si tani”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Regjistrimi në vend duhet të mbahet nga 1 deri më 21 prill. Regjistrimi i diasporës aktualisht është duke u zhvilluar, i cili filloi më 1 mars dhe do të përfundojë më 21 prill. Opozita VMRO-DPMNE kërkon shtyrje të regjistrimit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19, ndërsa struktura të caktuara politike dhe lëvizje civile po bëjnë thirrje për bojkot. Regjistrimi i fundit i popullatës është mbajtur në vitin 2001

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 14:34