Zaev pranon ftesën e Mickoskit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 21:00

Zaev pranon ftesën e Mickoskit

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski i ka bërë thirrje kryeministrit Zoran Zaev për përballje sy më sy në Klubin e deputetëve për të biseduar për, siç ka thënë Mickoski, gjithçka.

“Për shkak se nuk isha për një periudhë i pranishëm për shkak të coronavirusit, i bëj thirrje tani Zaevit për takim tet-a-tet. Ai le të zgjedhë ditën dhe kohën. Unë do ta përshtati kohën ashtu atij si do t’i konvenojë dhe do të bisedojmë për ato punë të rëndësishme për qytetarët, kriza me pandeminë dhe deri te puna e Kuvendit dhe regjistrimi”, tha Mickoski.

Ndërkaq kryeministri Zoran Zaev sot  pranoi ftesën e Hristijan Mickoskit.

“Natyrisht që po, pranoj”, thotë Zaev.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 21:00