Zaev e sheh një të mirë te vonesat e vaksinimit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 16:02

Zaev e sheh një të mirë te vonesat e vaksinimit

Pas lajmit se në mëngjesin e së dielës pritet të arrijnë 24 mjë vaksina nga kompania AstraZeneka, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se vaksinat janë të sigurta dhe pret pranim masiv të vaksinave në Maqedoninë e Veriut. Zaev, për vonesën e vaksinave tha se është përparësi, që sipas tij, do të shohin magësitë apo përparësitë nga vendet evropiane pasi që ata kanë filluar para vendit tonë imunizimin e popullatës. Numri një i ekzekutivit, shtoi se presin vaksina edhe nga kompanit tjera, por, nuk u shpreh se kur do të arrijnë, kurse tha, sa më parë të fillojë vaksinimi aq më shpejtë do ta mundim pandeminë.

Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Informacionin e kemi ditur para dy tri ditëve, por mbrëmë, ministrit Filipçe iu vërtetua përmes sistemit Kovaks, dhe ai e publikoi infromacionin, jam i lumtur, janë të lumtur edhe qytetarët tanë, për shkak se ky është hapi i parë i imunzimit masiv për shtetin. 24 mijë vaksina, pranohet vetëm një dozë AstraZeneka, që domethënë do të arrijmë të imunizojmë 24 mijë qytetarë. Me shumë mundësi këto ditë do të arrijnë edhe sasitë tjera nga mekanizamt tjerë, të cilat do të sigurojnë një mbulim të plotë të barabartë të terrenit kudo në Maqedoninë e Veriut, që të gjitha grupet prioritete ashtu siç janë të definuar të hyjne në procesin e vaksinimit”

Kreu i Qeverisë sqaroi se prioritet për vaksinim kanë edhe regjistruesit, që duhet të kryejnë regjistrimin, kujdesi i policisë dhe ushtrisë duhet të jetë në përputhje me atë që rekomandohet nga komisionet shëndetësore, për të ndjekur atë proces dhe për të qenë qytetarë të përgjegjshëm. Ai tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm që të respektojnë masat, edhe pse vaksinimi do të fillojë, sipas tijë, edhe për shumë muaj të tjerë do duhet të respektohen protkollet shëndetësore.

Përndryshe, 3.000 vaksinat e para nga Rusia kanë arritur më 7 mars, nga gjithsej 200.000 doza që pritet të arrijnë në vendin tonë.    Nga Kina janë porositur 400.000 vaksina. Nga ana tjetër nga kompania “Pfizer-Biontech” ka paraparë që gjatë tërë vitit 2021, Maqedonisë së Veriut t’i dërgojë 800.280 doza të vaksinave. 830.000 vaksina shtesë Maqedonia e Veriut pritet të marrë edhe prej mekanizmit kovaks.  Shenja

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 16:02