Zaev: BE-ja na zhgënjeu me vaksinat
Kryeministri Zoran Zaev nga Luksemburgu ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Bashkimit Evropian, për siç thotë, pamundësisë për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut vaksina anti-Covid.
“Do të ishte e pandershme nëse nuk do të pranoja se BE-ja na zhgënjeu me furnizimin e vaksinave për koronavirusin. Por, na thanë se tani për tani është e pamundur që Bashkimi të shpërndajë vaksina”, tha Zaev në intervistë për gazetën “Vort”.