Xhaferi: Vendimi për shtyrjen e regjistrimit duhet të bëhet në Kuvend, jo në media
Në emisionin Click plus në Tv21, ku i ftuar është kryeparlamentari Talat Xhaferi ku po bisedohet për tema të ndryshme.
Njëra ndër temat dhe kryesorja është se kush e shtyri procesin e regjistrimit të popullsisë.
Në mes tjerash Xhaferi komentoi edhe takimin mes Zaevit dhe Mickoskit.
Ai tha se nuk është kompetencë e liderëve të caktohet data për zgjedhjet.
Ndërkohë që deklaroi se ‘Vendimi për shtyrjen e regjistrimit duhet të bëhet në Kuvend, jo në media’.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte në Click Plus tregoi se ka biseduar me kryeministrin Zaev për çështjen se do të shtyhet procesi i regjistrimit.
Xhaferi theksoi se gjatë bisedës kryeministrin e ka udhëzuar në Kushtetutë dhe në Ligj, duke shtuar se nuk ka rëndësi se çfarë thotë ai por çfarë thotë Kushtetuta dhe Ligji.
Në emisionin Click Plus në TV21, ku i ftuar është kryeparlamentari Talat Xhaferi, po bisedohet për tema të ndryshme. Njëra ndër temat dhe kryesorja është se kush e shtyri procesin e regjistrimit të popullsisë. Në mes tjerash Xhaferi komentoi edhe takimin mes Zaevit dhe Mickoskit. Ai tha se nuk është kompetencë e liderëve të caktohet data për zgjedhjet.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sonte në Click Plus në TV21, tha se çdo kush që del me idenë për shtyrjen e regjistrimit duhet t’i kërkojë falje publike kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit.