Xhaferi dha një orë pauzë dhe ftoi për koordinim shefat e grupeve parlamentare
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka dhënë një orë pauzë me kërkesë të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, pas më parë kishin diskutim rreth propozimit që, në vend të seancës për pyetje deputetësh e cila ishte caktuar, së pari të hapet seanca e 36-të, ku në rend dite janë masat nga pakoja e pestë ekonomike.
Xhaferi bëri thirrje për koordinim përderisa zgjat pauza, për të lënë për ndonjë ditë tjetër seancën për pyetje të deputetëve.