VMRO-DPMNE protesta para Ministrisë së Shëndetësisë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 21:21

VMRO-DPMNE protesta para Ministrisë së Shëndetësisë

Na thanë ‘Jetë për të gjithë’, ndërsa shteti është një varr i madh për shkak të paaftësive në pushtet, në vend të fitoreve, ne numërojmë të vdekurit. Kështu thanë nga VMRO-DPMNE-ja në protestën e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “Shëndeti dhe jo përfitim”. Deputeti Vlladimir Gjorçev, fjalimin e tij e nisi me një minut heshjte  për të gjithë 3 600 të vdekurit nga koronavirusi dhe drejtoi kritika të shumta ndaj pushtetit.

Vlladimir Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Sot në Maqedoni derisa po flasim, po përgaditen 33 varre, sot 33 familje më të dashurit e tyre i dërgojnë atyre, për të mos i parë kurrë më, një minut heshtje sepse dhimbja është e madhe dhe sepse të vdekurit janë të shumtë, ndërsa paaftësia është e tmerrshme, nuk është normale të vdesin nga 30 njerëz në ditë, dhe askujt asgjë”.

Nga pushteti e kritikojnë protestën e tyre. LSDM përmes një komunikatë me shkrim drejtuar mediave thonë se VMRO po bënë dyftyrësi të rëndë, nga njëra anë siç thonë aktrojnë shqetësim për shëndetin e në anën tjetër organizojnë protesta.

LSDM

“Për VMRO-DPMNE-në regjistrimi nuk është i sigurt për shëndetin e qytetarëve, ndërsa protestat e tyre ishin të sigurta. U tregua edhe njëherë se nga fillimi i pandemisë, por edhe sot, VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë në anën e gabuar, në anën e kundërt të intersave të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor”.

Për protestën reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë. Ata thonë se u vjen keq që partia opozitare VMRO DPMNE synon të parandalojë betejën e punonjësve shëndetësorë dhe të parandalojë furnizimin e vaksinave kundër Covid 19. Nëse partia opozitare kujdesej për qytetarët, pacientët, familjet e tyre, mjekët, infermierët, personelin tjetër mjekësor , shtojnë ata VMRO nuk do të protestonte në një vend ku ka numrin më të madh të pacientëve të shtruar në vend.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 21:21