Vjosa Osmani edhe zyrtarisht Presidente e Kosovës. Kush është ajo?

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Prill, 2021 20:45

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht Presidente e Kosovës. Kush është ajo?

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo  tashm ka pranuar zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës nga Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Konjfuca ka thënë se ndihet i nderuar që të ja dorëzoj detyrën Vjosa Osmani Sadriut, teksa ka shtuar se ajo ka pasur përfaqësim të dinjitetshëm në të gjitha pozitat që ka pasur si deputete dhe ato tjerat”, tha ai.

“Duke qenë se pozita e presidentit  është pozita më e lartë shtetërore, e cila duhet ta përfaqësoj në tërësi popullin. Nuk kam dyshim se këtë përgjegjësi do ta kryejë me nderin për popullin të cilin ajo përfaqëson ajo. Presidente urime detyra e re, unë si kryetar i Parlamentit pres bashkëpunim të mirë”, ka thënë Konjufca.

Sot në Kuvend, në përfundim të numërimit të votave, është shoqëruar me duartrokitje dhe më pas Vjosa Osmani është betuar në Kuvend para deputetëve.

Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës duke thënë:

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë.

Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim.

Vendosmëria për të rritur ëndërr që po jetësohet. Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam. Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e seksuale e dhunës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë.

Në mendjen e zemrën e çdo kosovari do të kultivohet respekti dhe mirënjohja e thellë. Si drejtuese e institucionit më të lartë, shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë politikanët e këtij vendi që të ndërtojmë mirëkuptimin ndaj njëri tjetrit, bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës dhe gjithë përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend. Duhet të sigurohemi që Kosova është vendi i qytetarëve të saj.

Paqja do të arrihet vetëm kur të ketë pendesë nga Serbia, kur të kërkohet falje nga ajo. Sfidat janë të shumta, veçanërisht ajo me pandeminë. Prandaj le ti qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Fitorja dhe suksesi do të jenë të përbashkët dhe vetëm të bashkuar do ta bëjmë të mundur. Kemi humbur shumë jetë njerëzish dhe të tjera mund të humbim. Do t’ja dalim vetëm kur të qëndrojmë të bashkuar. Do të jem sy për të identifikuar vendndodhjen tuaj dhe vesh për të dëgjuar nevojat tuaja. Kosovën duhet ta bëjmë më të fortë se është mëmëdheu ynë. Si presidente, do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi të gjitha. Të gjithë jemi në shërbim të Kosovës”, tha Osmani.

Kurti: Tash kemi hyrë në zonën e re të prosperitetit për popullin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente ka përfunduar procesi i krijimit të institucioneve të reja.

Sipas kryeministrit Kurti, tani Kosova ka hyrë në një zonë të re re të prosperitetit për popullin e Kosovës.

“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për të zgjedhur presidenten e re. Tani kemi përfunduar krijimin e institucioneve tona dhe kemi hyrë në një zonë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai në fund uroi Osmanin për zgjedhjen si presidente e re të Kosovës.

Kush është Vjosa Osmani ?

Më 4 prill, ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Osmani, e cila kishte drejtuar me Kuvendin e Kosovës një vit, nga 3 shkurti 2020, deri më 22 mars 2021, tani do të mbajë një nga postet më të larta shtetërore, atë të presidentes së Republikës së Kosovës, me mandat pesëvjeçar. Pas përfundimit të mandatit të parë, presidenti mund të rizgjedhet vetëm edhe një herë.

Më herët, pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, duke qenë kryeparlamentare, Osmani ushtroi detyrën e presidentit për më shumë se katër muaj, kurse nga sot, ajo do të jetë bartëse e këtij posti me mandat pesëvjeçar.

Dikur aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas, Vjosa Osmani arriti të bëhej edhe nënkryetare e kësaj partie. Si deputete nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës në tri legjislatura, Vjosa Osmani ka qenë kryetare e Komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike dhe kryetare e Komisionit për integrime evropiane.

E lindur më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, Osmani ku përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në këtë qytet, para se të kryente studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet e nivelit master dhe të doktoraturës po për drejtësi, Osmani i ka kryer në Universitetin e Pitsburgut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Osmani u bë ligjëruese e rregullt aty ku i kishte nisur studimet për drejtësi, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron lëndë nga fushat e së Drejtës Ndërkombëtare.

Nga gushti i vitit 2006 e deri në shtator të vitit 2010, Osmani ka qenë këshilltare e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kritike e madhe e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Vjosa Osmani është ngritur shumë politikisht duke kritikuar atë dhe qeverisjet e tij.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, Osmani ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së. Në këto zgjedhje ajo fitoi 176 mijë vota, duke dalë e dyta më e votuar në Kosovë, pas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Me propozim të kryetarit të atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, në qershor të vitit 2020, me arsyetimin se kishte shkelur statutin e partisë kur ishte deklaruar kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim ta shkarkonte Vjosa Osmanin nga të gjitha pozitat drejtuese në këtë parti.

Pas kësaj, nisi një periudhë afrimi mes Vjosa Osmanit dhe ish-kryeministrit, Albin Kurti, që rezultoi me përfshirjen e Osmanit në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, me një listë të saj të veçantë. Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vjosa Osmani ka marrë më shumë se 300 mijë vota, duke rezultuar politikania më e votuar ndonjëherë në Kosovë.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, kur Serbia e kishte kontestuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Osmani ka qenë pjesë e ekipit ligjor që ka mbrojtur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në GJND. Më 3 shkurt 2020, Osmani u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kështu gruaja e parë që ka mbajtur këtë pozitë.

Vjosa Osmani është e martuar me Prindon Sadriun, i cili punon në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, i cili është edhe ushtarak rezervist i FSK-së. Ata kanë dy vajza binjake. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Prill, 2021 20:45