VIDEO nga ngjarja tragjike në Gostivar, ku jetën e humbi një 10 vjeçare

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 10:30

VIDEO nga ngjarja tragjike në Gostivar, ku jetën e humbi një 10 vjeçare

Ka qenë ora tetë e mëngjesit të së martës kur Zjarrfikësit, Ndihma e shpejt dhe Policia e Gostivarit u alarmuan për djegien e një banese tek blloku i banesave në rrugë “Kej Vardar”. Lobi u sjell video ekskluzive nga ngjaja.

VIDEO nga ngjarja ragjike në Gostivar, ku jetën e humbi një 10 vjeçare

Derisa ekipet e emergjencës kishin arritur në vendngjarje, zjarri kishte përfshi gjithë hapësirën e banesës. e Për fat të keq, një vajzë e moshës dhjetë vjeçare nuk kishte munbur t’i reziston tymit të dendur e cila si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë. Zjarrfikësit e kishin gjetur tè shtrirë tek hyrja e dhomës së kuzhinës.

Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi tha për LOBI.MK se ata menjëherë me autoambulantë janë dërguar në spital ku 35 vjeçarja merr asistencë mjekësore, por tek fëmija mjekët kishin konstatuar vdekjen.

Sipas informatave të para, zjarri në banesën që gjendet ne katin e tretë ka shpërthuer rreth orës tetë të mëngjesit, për shkaqe ende të pa konfirmuara deri më tani dhe është përhapur shpejtë. Me intervenim të zjarrfikësve të qytetit, zjarri është shuar.

“Rreth orës 8 të mëngjesit, në Polici është denoncuar zjarr në njërën nga banesat e ndërtesës kolektive te kej i lumit Vardar. Si pasojë e zjarrit jetën e ka humbur një fëmijë i mitur i moshës 10 vjeçare ndësa lëndime ka patur edhe një person tjetër i cili me autoambulancë bashkë me viktimën u dërguar në Spital dhe po merr asistencë mjekësore”, tha Fatmir Rexhepi për portalin LOBI.MK

Sipas dëshmitatëve okular dhe banorëve, zjarri ka shpërthyer herët në mëngjes, dikur rreth orës 8, prej ku është paraqitur tym dhe banorët e ndërtesës në rrugën “Kej Vardar” kanë lëshuar banesat e tyre.

Zjarrfikësi i ndërrimit, Izet Izeti deklaroi se menjëherë pas denoncimit për zjarr, në terren kanë dalë me dy automjete dhe për gjysëm ore e kanë lokalizuar zjarrin. Të dhënat e para janë se zjarri ka rënë në një dhomë të banesës në katin e tretë ku kanë qendruar një familje me më tepër anëtarë.

Sipas banorëve, intervenimi ka parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.

Në vendngjarje, organet kompetente kryejnë hetim prej ku pritet të mësohen shkaqet e rënies së zjarrit. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 10:30