Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:33

Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër se ndjekësi më i afërt, Puscas Academy, percjell LOBI

Klubi hungarez triumfoi me rezultatin 5-2 ndaj Paks, ndërsa sulmuesi beratas i kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë me një penallti të ekzekutuar saktë në minutën e 49’ të takimit.

Ky është goli i 9 në kampionat për Myrto Uzunin, që në të gjithë kompeticionet e ka çuar 12 herë topin në rrjetë dhe do të vijë me moral të lartë në grumbullimin e kuqezinjve në javën e fundit të muajit.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:33