U tregon “muskujt”, Policëve, pranga për 31-vjeçarin nga Tetova

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:30

U tregon “muskujt”, Policëve, pranga për 31-vjeçarin nga Tetova

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:10, në rrugën e ,,Prespës” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 31-vjeçarin A.B nga Tetova, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre, kurse i njëjti së bashku me personin R.A. (30) gjithashtu nga Tetova me të cilin kishin lëvizur me veturë “Opel” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.B. I cili nuk posedonte patentë shoferi dhe leje qarkullimi, njofton Lobi

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgaditet parashtresë adekuate. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:30