Turqia kaplohet nga pandemia, shënohet rekord i rasteve për 24 orë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 08:04

Turqia kaplohet nga pandemia, shënohet rekord i rasteve për 24 orë

Turqia të premten raportoi më shumë se 42 mijë raste të reja me Covid-19 për 24 orë, duke shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë.

Në mbarë vendin u regjistruan 42.308 raste të reja. Shumica e tyre ishin raste pa simptoma. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Turqi shkoi në 3.4 milionë.

Përpos rasteve të infeksioneve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 179 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 31.892, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Në 24 orët e fundit, mbi 24 mijë pacientë u shëruan nga Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në mbi tre milionë. Numri i pacientëve në gjendje kritike është 2.182.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 08:04