Tre të fortit e politikës shqiptare

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 20:38

Tre të fortit e politikës shqiptare

Dikur drejtues të Organizatave më të fuqishme jo qeveritare në viset shqiptare, sot drejtues të rëndësishëm të jetës politike në Shqipër, Kosovë e Maqedoni të Veriut. Janë këto Albin Kurti Artan Grubi dhe Erion Veliaj. I pari sot edhe zyrtarisht pranoi postin e Kryeministrit të Kosovës pas verdiktit të popullit në zgjedhjet e 21 shkurtit, tjetri zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, dhe i treti kryebashkiak i kryeqitetit shqiptar, shkruan LOBI

Dikur ato drejtonin Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë, Lëvizjen Zgjohu në Maqedoninë e Veriut dhe Lëvizjen Mjaft në Shqipëri. Nga sektori civil, që të tre janë angazhuar në politikë dhe mbajnë poste të rëndësishme.

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit bazë (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviqit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe.

Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”.Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.”

Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.

Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.

Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja vetëvendosje! kërkon referendum gjithpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë paqësore për të vendosur statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendosë për vetveten, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.

Albin Kurti (lindur më 24 mars 1975) është një politikan dhe aktivist shqiptar, i cili shërbeu si kryeministri i Kosovës prej 3 shkurtit 2020 deri në 25 mars 2020.[1] Prej janarit 2018 është lideri i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilën e themeloi dhe e drejtoi në vitet 2005 deri më 2014. Albin Kurti në vitin 2021 ishte kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 21 shkurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmani, dhe si fitues i zgjedhjeve sot u betua si kryeministër i vendit për herë të dytë.

Erion Veliaj ka lindur në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979, studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian. Futja e tij në politikë erdhi pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media.

Ishte viti 2003, ku Erion Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT” dhe e drejtoi atë plot 4 vite, deri në nëntor të vitit 2007. Më pas ai iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së. Në vitin 2011, Veliaj u bë pjesë e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër, gjë e cila më pas i dha edhe postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Duket se ministri Veliaj ka fituar vërtet zemrën e kryeministrit Edi Rama, gjë e cila do ta çojë atë drejt garës së madhe për Bashkinë e kryeqytetit tani e tre mandate.

Artan Grubi ka lindur ne Shkup me 7 qershor te vilit 1977. Arsimin fillor dhe te mesem e ka mbaruar ne Shkup, ndersa arsimin e larte ne Fakultelin Juridik “Justiniani i Pare” ku mori titullin Gazetar idiplomuar. Studimet postdiplomike i kreu  ne degen Mediume dhe Komunikime te  Fakultetit Juridik te Universitetit “Kirili dhe Melodi” ne temen “Roli i mediave te reja ne shoqerite ne tranzicion”.

Grubi eshte doktorant ne Universitelin Shteteror ne Tirane, Fakulteti i Shkencave Sociale – Politike dhe eshte para mbrojljes se punimit me teme:”Roli i mediave ne pjesemarrjen civile ne ndryshimet politiko-shoqerore” .

Ne Universitetin Shteteror te Tetoves, Grubi ligjeron ne Fakultetin e Gazetarise ne lendet Teori dhe komunikim, Mediumet dhe konfliktet, Komunikimi interpersonal dhe Marredhenie me  opinionin.

Ne Zgjedhjet Parlamentare ne vitin 2014 , Grubi u zgjodh deputet ne Kuvendin e Republikes se Maqedonise.

Grubi u zgjodh perseri deputet ne Kuvendin e Republikes se Maqedonise ne Zgjedhjet Parlamentare ne vitin 2016.

Paraprakisht, Artan Grubi ka pervoje katervjeyare me organizatat nderkombetare ne Maqedoni, Mal te Zi, Shqiperi, Holande dhe Kosove dhe Ambasades se Mbreteriss se Holandes ne Shkup, NATO, Tribunalin e Hages dhe Agjencite Amerikane per ndihme me obligime te ndryshme operative.

Artan Grubi ka njohje te shkelqyer te gjuhes angleze, maqedone, njohje te gjuhes franceze dhe njohje elementare te gjuhes holandeze,si dhe te gjuheve te vendeve te rajonit.

Grubi ka marre pjese ne nje numer te madh te seminareve, konferencave ne vend dhe jashte, takime shkencore etj.

Po ashtu, ka qene Kryetar i Komisionit për Çëshije Evropiane si dhe Kryetar i Grupit arlamentar per Bashkepunim me SHBA-ne, ne nderkohe ka qene anetar ne Komitetin per Marredhenie Ndermjet Bashkesive, Keshillin Nacional per Eurointegrime, Komisionin per çeshtje te Zgjedhjeve dhe Emerimeve dhe Nenkryetar i Delegacionit te Kuvendit te Repubikes se Maqedonisë se Veriut ne Komitetin Parfamentar per Stabilizim dhe Asociim.

Deputet

Si deputet Artan Grubi ka qenë anëtar ne Komisionet per Politike te Jashtme, ne Komisionin per Sistem Politik dhe Marredhenie Ndermjet Bashkesive, ne Komisionin per Ceshtje te Rregullores, Mandatit dhe imunitetit dhe Nenkryetar i Defegacionit te Kuvendlt te Repubikes se Maqedonise se Veriut ne Komitetin Parfamentar per Stabifizim dhe Asociim.

Shef i Kabinetit, Keshilltar i larti politik dhe Sekretar Organizativ në BDI 

Grubi u emerua Shef i Kabinetit te Kryetarit te BDl-se dhe Keshilltar i larte pofitik. Ne vitin 2019 eshte zgjedhur Sekratar Organizativ i partise. Po ashtu, eshte anëtar i Keshillit te Pergjithshem dhe i Kryesise se partise.

Asistent ne Fakultetin e Gazetarise 

Grubi aktualisht është ligjerues ne Fakuftetin e Gazetarise prane Universitetit Shteteror te Tetoves, ku ligjeron lendet Teori dhe komunikim, Mediumet dhe konfliktet, Komunikimi interpersonal dhe Marredhenie me opinionin.

Kryetar i Levizjes qytetare ZGJOHU

Grubi eshte themefues dhe Kryetar i OJQ-se me te madhe shqiptare dhe me me shume ndikim ne Maqedoni, ZGJOHU, e themeluar me 5 maj te vitit 2006 nga femra dhe meshkuj te suksesshem te cilet kane punuar me komunitetin nderkombetar ose jashte vendit.

ZGJOHUI iniconte vendosjen e shoqerise civile ne komiza te komunitetit shqiptar ne Maqedoni dhe kishte per qellim promovimin e tolerances me te madhe, barazise dhe aktivizmit qytetar. Levizja u shnderua ne organizate ombrel te e 18 organizatave joqeveritare relevante shqiptare dhe ka organtzuar projekte ne bashkepunim me Ambasaden e SHBA-se ne Shkup, UNDP, Qytetin e Shkupit, Komunen e Cairit dhe Tetoves, etj., si dhe kampanja kunder dhunes ne shkolla, perdorimin e armeve, dhunes zgjedhore,dhe te tjera.

Organizata gjithashtu ishte shume aktive ne promovimin e vlerave perendimore dhe nevojes per integrimin euroatfantik te Maqedonise, por edhe ne shprehjen e qendrimeve te Komunitetit shqiptar dhe qytetareve.

Këshilltar politik

Percjellje nga afer e skenes politike dhe mbajtja e kontakteve te rregullta me faktoret kyç dhe krijuesit e mendimit. Mbajtja e raporteve te aferta me partite pofitike dhe organizatat. Mbajtja e lidhjeve me organizatat nderkombetare dhe perfaqesuesit e vendeve te  treta prezent ne Republiken e Maqedonise se Veriut. Vleresim,  keshillim dhe azhurim te ambasades me te gjitha temat refevante kritike dhe politike dhe trendet ne lidhje me procesin e teresishem te reforrnave ne Maqedoni, si dhe me ngjarjet rajonale, posarisht ne Kosove dhe Shqiperi. lniciativa personale per per permiresime te reja dhe te rekomanduara te qasjeve te perhershme,  qasjeve strategjike dhe taktike ndaj problemeve politike. 

Asistent Potilik

Asistent Politik nil Kabinetin e kl!shilltarl!ve politik te NATO-s. P!!rpilim i raporteve mbi situatl!n politike dhe te slgurise ne Maqedoni dhe rajon. Mbajtja e kontakteve dhe takimeve me perfsqesuesit e larte te partive ti! ndryshme politike, Qeverise dhe komunitetit nd!!rkomb!!tar. P!!rpilim dhe prezantim ibrifingjeve politlke mblsituat!!n e t!!rl!sishme politike dhe te sigurise ne  vend dhe rajon, si dhe per ngjarjet qe kane te bejne me antaresimin ne NATO dhe BE. lnformimin e selise se NATO-s per Qleshtjet politike-gjyqesore/ekonomike lokale dhe rajonale, posaqerisht per ato qe  kane te bejne me mandatin e Zyras. Mbajtja e kontakteve ne nivel te punes me perfaqesues qeveritar, lider te komuniteteve dhe organizatave nderkombetare. Realizim te obligimeve telarta politike dhe operative.

Zyra e Prokurorit

Realizim i obllgimeve operative ne Zyren e prokurorit ne Kosove, Maqedoni, Serbi, Mal te Zi! Mbledhje dhe kontrollim te informacioneve per deshmite te cilat jane potencialisht te lidhura me krimet e luftes qe kane ndodhur ne Kosove dhe Maqedoni.

Menaxhues i Projektit

Pergjegjes per menaxhimin e teresishem me programin per ushqim dhe strehim te refugjateve .Bashkepunim rreth ceshtjeve programore me partneret per realizimin QRR dhe orgnizatat partnere WFP, IFRC, MCI, ARC, ISOS dhe GRC.

Koordinator i Projektit

Programi per strehimore dhe rehabilitim ne Kumanove. Pergjegjas per pjesen per vetendihmë. Koordinim i te gjitha aspekteve te seksionit per  vetendihmë, perfshire tendere. finalizim i vauçerëve dhe koordinim i pagesave. Organizats Amerikane CRS ju ndihmoi 1.150 fami jeve ne rajonin e Kumanoves me sanimin e shtepive te tyre. EDITORIA(L)OBI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 20:38