Transportonte dru ilegalisht, arrestohet banori i Gjurgjevishtit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 11:22

Transportonte dru ilegalisht, arrestohet banori i Gjurgjevishtit

Dje rreth orës 14:30, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, e kanë privuar nga liria 23-vjeçarin A.I. nga fshati Gjurgjevishtë e Gostivarit, i cili kishte qenë duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion të nevojshëm me me kamion “Mercedes” me targa te Shkupit, njofton LOBI.MK

“Mjeti transportues dhe drunjët janë konfiskuar dhe dorezuar Policisë Pyjore per procedime te metejshme”, njoftuan nga SPB – Tetovë.

Rasti është duke u zbardhë kurse kundër personit A.I. do të pasojë një parashtresë adekuate. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 11:22