Thirrja e Edi Ramës pasqyrohet në mediat maqedonase

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 26 Mars, 2021 22:24

Thirrja e Edi Ramës pasqyrohet në mediat maqedonase

Thirrja e Edi Ramës, Kryeminisër i Shqipërisë drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për tu regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë, ka ngjalur reagim tek mediat në gjuhën maqedone, njofton Lobi.

(Рама ги повика Албанците да учествуваат во пописот во Македонија) “Rama fton shqiptarët të marrin pjesë në regjistrimin në Maqedoni”, (Рама со повик за пописот во Македонија: Не бараме од вас да земете пушка и да одите во планина туку да одвоите пет минути) “Rama me thirrje për regjistrimin në Maqedoni. Nuk kërkojmë nga ju të merrini pushkët dhe të shkoni në mal, por të ndani pesë minuta”, (Еди Рама до Албанците во Македонија и дијаспората: одвојте пет минути и попишете) Edi Rama deri te shqiptarët e Maqedonisë dhe diasporës: ndani mesë minuta dhe regjistrohuni”, është një titull tjetër nga portali Tribuna. (Рама: Попишете се, од тоа зависи уставната моќ на Албанците во Македонија) “Rama: Regjistrohuni, nga kjo varret fuqia kushtetuese e shqiptarëve në Maqedoni”, raporton Pres 24, janë ndër titujt e mediave maqedone që pasqyrojnë thirrjen e kryeministrit shqiptar drejtuar popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë raportimit, mediat në gjuhën maqedone pasqyrojnë deklaratën e Ramës.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë nga Tetova, Shkupi dhe krejt Maqedonia e Veriut, ju sot duhet të jeni krenar për sa shumë keni arritur në përparimin e drejtave tuaja në shtetin fqinj dhe mik”, tha Rama, duke shtuar se mjafton të shikohet jo shumë larg në kohë se çfarë hapa të mëdhenj kanë hedhur në afirmimin e identitetit dhe dinjitetit shqiptar në këtë vend”, shkruan portali Tocka.mk

“Sot është një nga ato momente të jetës suaj si qytetarë të Maqedonisë së Veriut ku askush prej jush, asnjë i vetëm kudo qoftë me banim në këtë botë dhe çfarëdo qofshin punët dhe hallet që ka, nuk duhet të mungojë në regjistrimin e ri të popullsisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Rama, për të vazhduar se “nga numri i shqiptarëve të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike mbi pjesëmarrjen dhe mbi vendimmarrjen e punëve të atij shteti”, përcjell Mak Pres deklartën e Ramës.

Kujtojmë se nga 1 marsi ka filluar procesi i regjistrimit të diplomatëve dhe familjeve të tyre si dhe procesi i vetëregjistrimit të qytetarëve që janë pjesë e diasporës, gjegjësisht ata që janë jashtë vendit, të cilët do të regjistrohen si popullsi jorezidente e vendit.

Nga 1 deri më 15 mars, regjistrohen edhe pesë kategori të tjera të personave dhe këta janë personat që janë në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend ose jashtë vendit, personat që janë në paraburgim ose vuajnë dënim me burg në burgje, institucionet ndëshkuese-korrektuese dhe institucionet korrektuese, si dhe personat e pastrehë.

Regjistrimi i popullsisë rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të zbatohet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti, duke përdorur një kompjuter portativ, në një aplikacion të veçantë, ku do të zbatohen masat teknike dhe organizative në përputhje me rregulloret në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

Sakaq, sipas Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, 148.719 qytetarë e kanë shfrytëzuar mundësinë e vetëregjistrimit në aplikacionin elektronik. LOBI

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 26 Mars, 2021 22:24