Thirret seanca për masat ekonomike

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 13:05

Thirret seanca për masat ekonomike

Pas pauzës nga seanca për pyetje deputetësh, në koordinim me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, koordinatorët e grupeve parlamentare janë pajtuar që të thirret seanca e 36 ku do të miratohet rendi i ditës me pikat për masat ekonomike brenda saj.

Pas miratimit të rendit të ditës, do të mbyllet seanca 36 për të vazhduar më pas me seancën për pyetje deputetësh.

Në orën 18:30 jo zyrtarisht mësohet se do të thirret Komisioni për Financa dhe Buxhet. Opozita shqiptare paralajmëron bllokimin e pakës së 5-të të masave ekonomike.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 13:05