Tetovë, zjarri në banesë u shkaktua nga nxehmja elektrike

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 13:55

Tetovë, zjarri në banesë u shkaktua nga nxehmja elektrike

Shefi i Njësitit territorial të kundërzjarrit, Uka Aliti ka dhënë detajet në lidhje me zjarrin që e kaploi një banesë në një ndërtesë në Lagjen e Studentëve në Tetovë.

Thotë se denoncimi ka ardhur në ora 12:30, dhe ata në vendngjarje kanë dalë me 3 automjete dhe 9 zjarrfikës shpëtimtar.

“Ne menjëherë kemi dalë në vendngjarje për ta shuar zjarrin, por duke e ditur se në këto banesa jetojnë shumë njerëz, primare ishte të bëjmë evakuimin e banorëve”, tha mes të tjerash, Aliti, transmeton TV21.

Banorët janë evakuar në kohë, dhe si rezultat nuk ka asnjë të lënduar, ndërkaq dyshimet e para janë se zjarri u shkaktua nga nxehmja elektrike.

“Mendoj se shkaktarët e shpërthimit të këtij zjarrit, do ua japin njerëzit kompetent të cilët e bëjnë hetimin, nga SPB Tetovë. Mirëpo, mendimi im është se ai u shkaktua nga nxehmja, aparati elektrik që e pamë brenda”, tha Aliti.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 13:55