Tetovë, në një rast nuk respektohet Ora Policore

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 16 Mars, 2021 11:09

Tetovë, në një rast nuk respektohet Ora Policore

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në
periudhën (14.03.2021/15.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 48 persona (TE-26
dhe GV-22), janë përgaditë urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit
përkatës të qeverisë, njofton LOBI.MK

“Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar, nga Inspektorati Shtetrorë Sanitar dhe Shëndetësorë, për 76 persona (TE) dhe 70 persona (GV) janë lëshuar vendime të reja për izolim, kurse janë kryer kontrolle ndaj 734 persona
(TE-415 dhe GV -319) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar mosrespektim i vendimeve”, njoftuan nga SPB – Tetovë.

Në periudhën prej orës 22.00 të datës 15 deri në orën 05.00 më 16 mars 2021 në rajonin e SPB Tetovë
është regjistruar një rast (TE) ku nuk është respektuar, gjegjësisht një shkelje të vendimit të
qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve- orës policore. LOBI.MK

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 16 Mars, 2021 11:09