Tetovë, brenda muajt Mars Policia zbuloi 1682 shkelje në trafik

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:24

Tetovë, brenda muajt Mars Policia zbuloi 1682 shkelje në trafik

Muajin e kaluar (mars), efektivët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme Tetovës- Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Tetovë në Tetovë dhe rajonin e Tetovës kanë zbuluar dhe sanksionuan ligjërisht 1682 lloje të ndryshme të parrgullsive, gjegjësishtë shkelje të trafikut ose 33 më shumë krahasuar me Marsin e vitit të kaluar, njofton Lobi

“Në aktivitetet kontrolluese, të rregullta dhe të veprimit, për shkak të shkeljeve të konstatuara, 50 automjete janë përjashtuar nga trafiku. Shumica e automjeteve të përjashtuara (31) ishin teknikisht të pa rregullte, gjegjësishtë është konstatuar se kishin defekt në pajisjet e frenimit, ndërsa 19 automjete kanë qenë me regjistrim të skaduar”, njoftoi Fatmir Rexhepi zedhenes i Policise rajonale.

Muajin e kaluar, gjithashtu 144 shoferë janë përjashtuar nga trafiku, prej të cilëve 89 vozitës kanë drejtuar pa patentë shofer, 17 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 27 shoferë fillestarë, 3 me kategori të papërshtatshme dhe 8 me një masë
mbrojtëse ,,ndalesë“ të vlefshme të vozitjes.

Gjatë marsit, gjithashtu për shkak të regjistrimit të skaduar, për më shumë se 6 muaj, janë konfiskuar
përkohësishtë 12 automjete dhe janë revokuar përkohësishtë 29 patentë shofer dhe 38 leje qarkullimi trafiku, kurse për shkak të parkimit të gabuar 115 automjete në Tetovë, janë marrë nga shërbimi marimangë. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 09:24