Temperatura maksimale do të arrijë nga 18 gradë në 23 gradë Celsius

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Nëntor, 2021 09:32

Temperatura maksimale do të arrijë nga 18 gradë në 23 gradë Celsius

Moti pasdite do të jetë me mjegulla dhe vranësira. Do të fryjë erë, veçanërisht e përforcuar përgjatë lumit Vardar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 18 gradë në 23 gradë Celsius.

Në Shkup paradite pritet mot me mjegulla dhe vranësira të ultë, ndërsa pasdite me diell. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie në 8 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrij në 20 gradë Celsius.

Ditëve në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë. Në orët e pasdites, veçanërisht përgjatë lumit Vardar do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave. Deri të premten do të fryjë erë e përforcuar jugore, veçanërisht përgjatë lumit Vardar.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Nëntor, 2021 09:32