Tek United i tremben një eksodi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 00:17

Tek United i tremben një eksodi

Situata te Manchester United është e trazuar, ndërsa janë 17 futbollistë të ekipit të parë të mërzitur me gjendjen në klub. Ata po mendojnë largimin nga “Djajtë e kuq” para nisjes së sezonit dhe krisjet brenda grupit kanë bërë që drejtuesit të jenë mjaft të shqetësuar. Morali mes futbollistëve është i ulët, ndërsa trajneri i ri Ralf Rangnik trashëgoi një skuadër të përçarë.

Tabloidi anglez “Daily Mail” raporton se yje të ekipit duan që të ndërpresin bashkëpunimin, por ata nuk do të lejohen që të largohen sepse janë nën kontratë. Por nëse kjo nuk ndodh në merkaton e dimrit, surpriza mund të ketë në verë. Vetë tekniku gjerman është në dijeni të situatës, ndërsa ka zhvilluar disa takime me futbollistët për të diskutuar të ardhmen.

Emra që po mendojnë seriozisht largimin janë Martial, Pogba, Lingard, Kavani, Huan Mata, van de Beek, Henderson dhe Beili. Përveç fitoreve që duhet të arrijë, Ragnik ka detyrën e vështirë që ta mbajë ekipin e bashkuar. Ndryshe do të duhet t’ia nisë nga zero në verë.

Klan News

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 00:17