Takimi Zaev-Mickoski, Xhaferi: Më gëzon fakti që e pranuan se kanë bërë gabim që nuk më ftuan

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 13:21

Takimi Zaev-Mickoski, Xhaferi: Më gëzon fakti që e pranuan se kanë bërë gabim që nuk më ftuan

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, pas koordinimit të jashtëzakonshëm me grupet parlamentare, theksoi se për çdo vendim politik në fillim duhet të shikojnë procedurat në Kuvend. Xhaferi tha se e gëzon fakti që e pranuan se kanë bërë lëshim që nuk e kanë thirrur në takim mes Zaevit dhe Mickoskin.

Më tej bëri të ditur se sot ka pranuar dy projektligje të cilat siç tha janë kthyer sërish.

“Ligji duhet të zbatohet nga nesër. Ata që ishin bashkëbisedues në takimet politike, në paraqitjen e sotme thanë se kanë bërë lëshim se nuk ka qenë prezent kryeparlamentari në atë takim. Sepse as si kryetar i Kuvendit dhe as Kuvendi nuk mund të udhëhiqem nga vendime politike”, tha Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 13:21