Sulmon fizikisht një të punësuar në spitalin e Gostivarit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 17:59

Sulmon fizikisht një të punësuar në spitalin e Gostivarit

Në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, dje rreth orës 15:00 për trajtim mjekësor është pranuar I.R. (78) nga Senokosa e Gostivarit, e cila pas një kohe të shkurtër ka vdekur në Repartin intern.

Siç kumtoi MPB, sipas denoncimit, shumë shpejt më pas, djali i saj B.R. (51) fizikisht e ka sulmuar një të punësuar në këtë repart, ndërsa e ka dëmtuar edhe një pjesë të inventarit.

Ekspertizë ka kryer ekipi i Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 17:59