Suarezi është pranë largimit nga Atletico

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 18:54

Suarezi është pranë largimit nga Atletico

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, duket se i ka ditët e numëruara në skuadrën e Athletico Madridit.

Ish-futbollisti i Barcelonës nuk e ka pasur formën e duhur në këtë edicion, duke realizuar vetëm 8 gola deri me tani.

Largimi i tij po vjen në një kohë kur Athletico Madridi nuk po kalon në formë të mirë në kampionat, duke u renditur vetëm i katërti me 32 pikë.

34 vjeçarit i skadon kontrata në muajin qershor, por qysh tani ka pasur oferta nga disa klube amerikane, atje ku edhe pritet ta përfundoj karrierën si futbollist.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 18:54