Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut e rrethuar me 29 miq dhe aleatë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 18:51

Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut e rrethuar me 29 miq dhe aleatë

Maqedonia e Veriut është aleate e vlefshme e NATO-s, thekson sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në urimin për siç thotë, “vitin e parë të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Në video fjalimin me rastin e përvjetorit, Stoltenberg ka thënë se Maqedonia e Veriut është shtet sovran në Aleancën e fuqishme me vendin e saj në tryezën e NATO-s dhe votën e njëjtë në sjelljen e vendimeve.

“Ky është fundi i një udhëtimi me guxim dhe vendosmëri që e ka vendosur Maqedonia e Veriut në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit e rrethuar më 29 miq dhe aleat, kjo është mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sigurinë rajonale dhe sigurinë transnacionale”, ka thënë Stoltenberg, kanë njoftuar sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Duke e quajtur Maqedoninë e Veriut eksportues të besueshëm të sigurisë, sekretari i përgjithshëm e ka përshëndetur pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës në misionet e NATO-s.

“Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska i njoha njësitë e juaja speciale që stërviten në Shkup. I njoha edhe trupat e juaj të lartë profesional dhe të guximshëm që luftojnë kundër terrorizmit ndërkombëtar kur e vizitova Kabullin. Maqedonia e Veriut është eksportues i sigurt i sigurisë”, ka thënë Stoltenberg.

Ai e ka përshëndetur planin për investim prej 2 për qind të PBV-së në mbrojtje.

“NATO ndihmon në krijimin e stabilitetit që është themeli i rritjes ekonomike”, ka shtuar ai.

Ai është ndalur edhe në solidaritetin e NATO-s në kushte të pandemisë, kërcënimeve të reja të sigurisë dhe ka paralajmëruar se në Samitin e ardhshëm të NATO-s do të vendoset agjendë ambicioze për të ardhmen e Aleancës përmes iniciativës për NATO-n 2030.

“Në këto kohëra me rëndësi është të keni miq dhe aleat. Prandaj, urime edhe njëherë për Maqedoninë e Veriut për vitin e parë të suksesshëm. Ju falënderoj për kontributin e juaj të vazhdueshëm për sigurinë tonë të përbashkët. Falënderojmë edhe Zyrën e lidhjes së NATO-s për ndihmën e saj dhe mbështetjen ndër vite. Bashkë qëndrojmë, 30 aleat në numër. Bashkë vazhdojmë të garantojmë siguri për qytetarët tanë”, ka nënvizuar Stoltenbergu, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 18:51