Spasovaki: Kemi paguar bonus rroga për vitin 2017, 2018, 2019 dhe do ta paguajmë edhe për vitin 2020

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 17:17

Spasovaki: Kemi paguar bonus rroga për vitin 2017, 2018, 2019 dhe do ta paguajmë edhe për vitin 2020

Paguajmë rroga bonus për vitin 2017, 2018 dhe 2019 dhe deri në qershor do t’i paguajmë edhe për vitin 2020, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “Stadion” në Kanal 77.

Tani, theksoi ai, për herë të parë, janë duke u paguar bonus pagat e oficerëve të policisë të cilët kanë punuar më shumë se 150 orë punë jashtë orarit gjatë vitit.

“Pikërisht mbi këtë bazë, kur MPJ-ja nuk paguante, kishim numër të madh të padive dhe MPB-ja shpenzoi fonde të mëdha për të paguar orët shtesë, por edhe shpenzimet gjyqësore dhe interesat dhe e gjitha ishte barrë financiare për policinë”, tha Spasovski.

Spasovski gjithashtu theksoi se deri më tani ata kanë dyfishuar pagat e të gjithë punonjësve në MPB për pesë për qind dhe se ka profesionalizim të plotë të policisë dhe për këtë kanë vendosur prioritet strategjik në MPB.

”Për ne është shumë e rëndësishme që oficerët e policisë t’i përmbushin kriteret. Duam të kemi oficerë policie që do të jenë krenaria e këtij vendi. Standardet janë ato që përshkruhen në pjesën e policisë dhe këtu nuk ka asnjë diskriminim. Vetëm ai që i plotëson kushtet mund të marrë pjesë”, tha Spasovski.

Spasovski pret jehonë të madhe nga policia në vaksinimin masiv.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 17:17