Sonte fillon ora policore, do të zgjas deri më 22 mars

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 10 Mars, 2021 08:39

Sonte fillon ora policore, do të zgjas deri më 22 mars

Nga ora 22:00 të ditës së sotme, Maqedonia e Veriut sërish futet në orë policore e cila do të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërm. Kufizimi i lëvizjes do të jetë në fuqi çdo ditë deri më 22 mars, ndërkohë që autoritetet e vendit thanë se vendoset nga shkaku i rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me koronavirusin, për çka synon të parandalojë përhapjen.

Ditë më parë ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, njoftoi se masat kufizuese janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Kujtojmë se vendimi për vendosjen e orës policore u mor nga qeveria e të martën pasi paraprakisht Komisionit për Sëmundje Infektive konstatoi se në dhjetë ditët e kaluara është shënuar një rritje të numrit të pacientëve të prekur nga virusi Covid-19.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes nuk vlenë për udhëtarët që mbërrijnë ose largohen nga vendi përmes aeroporteve ndërkombëtare, ndërsa bileta e avionit do tu njihet si leje gjatë orës policore.

Vendosja e orës policore ngjalli reagime të shumta në opinion dhe revoltë të qytetarëve në rrjetet sociale.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 10 Mars, 2021 08:39