Si manipuloi opozita shqiptare? Nga 70 mijë tani thonë se 7 mijë qytetarë janë pa shtetësi!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Prill, 2021 21:13

Si manipuloi opozita shqiptare? Nga 70 mijë tani thonë se 7 mijë qytetarë janë pa shtetësi!

Sonte, analisti politik Xhelal Neziri në “Rruga drejt”, në Alsat prezantoi disa citate të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), duke nënvizuar se nuk përputhen numrat e personave pa shtetësi. Opozita shqiptare thekson se bëhet fjalë për diku 7 000 persona derisa sipas raportit të DASH bëhet fjalë për diku rreth 1500 persona.

E zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shpërndarë një video në faqen e tij në “Facebook”, për çështjen e qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, por nuk kanë shtetësi. Sipas të dhënave që i jep Grupi, janë nën 4 mijë qytetarë që nuk kanë shtetësi. Premton, se “edhe këtë çështje do ta zgjidhin”.

Edhe zv.ministri i MPB-se, Nazim Bushi në fund të muajt Janar njoftoi që 2.674 qytetarë presin për të marrë shtetësi!

Por cila ishte shifra e prezantuar nga opozita shqiptare në Tetor të vitit të kaluar?

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2020 pretendonte se të paktën 70 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend përballen me mungesën e shtetësisë. Deputeti Skender Rexhepi-Zejd, duke prezantuar këto shifra, paralajmëron se koalicioni opozitar Aleanca-Alternativa së shpejti do të propozojë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Shtetësi, e që tani është në procedurë parlamentare.

Në zgjedhjet e vitit 2020, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u zotua se brenda 100 ditëve do ta zgjidh problemin e rreth 70 mijë shqiptarëve që padrejtësisht u mohohet shtetësia e Maqedonisë së Veriut, nëse partia e tij bëhet pjesë e qeverisë së re. Në një prononcim për gazetën LAJM, kreu i ASH-së, ka thënë se, në mungesë të shtetësisë rreth 70 mijë shqiptarëve, përveç shumë të drejtave tjera, u mohohet edhe e drejta e votës. Sipas tij, në këtë mënyrë ulet për të paktën 10 numri i mandateve të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Duke u nisur nga këto të dhëna dhe prononcime nga vet opozita shqiptare, rezullton që numri prej 70 mijë qytetarëve ka zbritur në 7 mijë. Me shifrat e paraqitura nga opozita, shafaqet një qasje joserioze në artikulimin e kërkesës.

“Kam disa ciate të Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) që ka të bëj me të drejtat e njeriut dhe që i referohet Maqedonisë, thotë 563 persona pa shtetësi ka regjistruar UNHCR-ja dhe Shoqatat joqeveritare për personat që nuk kanë as adresë. 273 persona janë të regjistruar që kanë adresë por që nuk kanë shtetësi. Dhe ka diku 700 fëmijë që nuk kanë certifikata të lindjes, që nënkupton se nuk kanë as shtetësi. Dhe ka edhe 750 të tjerë që janë të identifikuar nga Qeveria, që nuk e di se si i ka identifikuar, që janë afro 1500 persona. Mirëpo te këto 563 pjesa me madhe thuhet se janë të komunitetit rom. Ndërkohë që citohet opozita shqiptare që thotë 7 000 shqiptarë etnikë janë pa shtetësi. E tani këto numra janë konfuze”, tha Xhelal Neziri, analist politik.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Prill, 2021 21:13