Si do të duket qyteti i parë në Mars

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:37

Si do të duket qyteti i parë në Mars

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka habitur sërish opinionin me vizionin e tij për të ardhmen.

Ditët e fundit ai ka prezantuar një projekt se si do të duket qyteti i parë në planetin e kuq, i cili kohët e fundit është synim i eksplorimit të kompanisë së tij dhe agjencisë NASA.

Projekti i qytetit të parë në Mars është realizuar nga studioja arkitekturore ABIBOO, sipas të cilës, është i vendosur në një rajon të planetit të kuq të quajtur “Tempe Mensa”.

“Qyteti i Nuwa është vendosur në shpatin e një prej shkëmbinjve të Marsit dhe furnizohet me ujë të bollshëm. Terreni i pjerrët ofron mundësinë për të krijuar një qytet vertikal të futur në shkëmb, i mbrojtur nga rrezatimi dhe meteoritët, ndërsa ka qasje indirekte në rrezet e diellit”, shkruan kompania ABIBOO, përcjellin mediat e huaja.

Krijuesit kanë bashkëpunuar me shkencëtarët për të plotësuar të gjitha gjërat e nevojshme që do t’iu nevojiten njerëzve për të mbijetuar në këtë planet.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:37