Shuarja e dy ikonave të artit skenik!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 15:40

Shuarja e dy ikonave të artit skenik!

Si pasojë e infektimit me virusin korona sot ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare aktori i njohur shqiptar nga Kosova Rasim Thaçi, i njohur si Cima.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit.

Ai ka disa ditë që ishte duke vuajtur nga virusi korona dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive në Prishtinë.

Kjo ishte vdekja e dytë e rëndë brenda 24 orësh për skenë shqiptare. Dje në moshën 46-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, i cili ndërroi jetë pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), si pasojë e të cilit për një kohë ka qëndruar në Klinikën Infektive në Shkup.

Gjatë karrierës së tij artistike, Ahmet ka marrë pjesë në shfaqje të shumta teatrale, filma dhe seriale.

Luran Ahmeti ka qenë pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Ai po ashtu ka marrë pjesë në një sërë filmash dhe serialesh të njohura turke, si Kurtlar Vadisi – Pusu, Elveda Rumeli, Muhteşem Yüzyıl: Kösem, Son Yaz Balkanlar, Mutlu Ol Yeter dhe të tjera. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 15:40