Shteti i gjobave, brenda 1 dite 549 sanskionime!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 08:24

Shteti i gjobave, brenda 1 dite 549 sanskionime!

Brenda 24 orëve, Policia shqiptoi 549 gjoba në trafik, për shkelje të orës policore dhe për mosmbajtje të maskave mbrojtëse kundër CoVid-19, njofton Lobi.

Mbrëmë nga ora 22:00 e ditës së djeshme deri më sot në ora 05:00 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit janë konstatuar 12 shkelje të orës policore.

Ndërkohë, nga MPB-ja njoftojnë se janë regjistruar edhe 409 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 107 shkelje në trafik, prej të cilave 9 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, percjell Lobi

Janë shqiptuar edhe gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 21 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 5 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 35 për parkim të parregullt.

Gjobat e tilla po shqiptohen në një kohë kur shteti dhe shoqëria po përballen me Pandeminë më të madhe në vend. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 08:24