Shtëpia “muze” e Dritëroit, e braktisur si gërmadhë lufte

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:27

Shtëpia “muze” e Dritëroit, e braktisur si gërmadhë lufte

Në fshatin Menkulas të Devollit, aty ku lindi dhe jetoi shkrimtari Dritëro Agolli, sot nuk ka asnjë gjurmë të tij. E vetmja ndërtesë që u projektua për të qenë shtëpi-muze sot është kthyer në një ngrehinë që nuk ka asgjë të përbashkët me atë se çfarë duhej të ishte në të vërtetë.

Sami Begolli është një nga miqtë e vjetër të Dritëroit. Ai sot ndihet i lodhur nga çdo gjë dhe nuk ka besim se dikush do ta ndërtojë përsëri ndërsa refuzon të flasë rreth saj. Por, nuk nguron te shprehet se Menkulasin askush nuk do ta vizitonte nëse nuk do të ishte Dritëroi.

Avni Hoxha, 92 vjeç, tregon se një figure të shquar si Dritëroi nuk po i jepen vlerat e duhura dhe mjaft i revoltuar kërkon të përfundohet shtëpia-muze, për mikun e tij që nga fëmijëria. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Devoll shprehet se projekti për rindërtimin e kësaj ndërtese është gati, por bashkia e Devollit nuk ka buxhetin për ta financuar dhe për këtë është duke pritur financim nga Ministria e Kulturës. 

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:27