Shpërthen zjarri në një banesë në Tetovë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 12:28

Shpërthen zjarri në një banesë në Tetovë

Në një banesë në Tetovë ka shpërthyer zjarri. Sipas informacioneve të para që TV21 ka arritur t’i sigurojë nga terreni, thuhet se zjarri ka shpërthyer nga njëra banesë e ndërtesës kolektive, por nuk ka të lënduar.

Zjarr është shuar nga zjarrfikësit, megjithatë ende po punohet në zbulimin e shkaqeve që dërguan deri te shpërthimi.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 12:28