Shpallet thirrje për vauçerë për turizëm, aplikoni për 12 mijë denarë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Qershor, 2021 12:37

Shpallet thirrje për vauçerë për turizëm, aplikoni për 12 mijë denarë

Ministria e Ekonomisë sot shpalli thirrjen publike për zbatimin e masës – pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarë.

Sipas thirrjes publike, e cila sot është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë, sivjet për realizimin e kësaj mase janë paraparë 15 milionë denarë.

Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarëve për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim (hotele) të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.

“Duke pasur parasysh interesin e shtuar të qytetarëve, këtë vit ne do të vazhdojmë me masën përmes së cilës punëtorët me të ardhura të ulëta lejohen të përdorin pushimin vjetor. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes programit të Ministrisë së Ekonomisë, në vitin 2017 filloi të zbatohet kjo masë në mënyrë që të mbështetet turizmi vendor, por në të njëjtën kohë që familjet me të ardhura të ulëta të përdorin pushimet në qendrat turistike në vend”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 qershor dhe deri në këtë afat të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet, do të thotë që nuk kanë të ardhura më të larta se 30,000 denarë do të mund të aplikojnë dhe të marrin kupon.

Kuponi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret më së voni deri më 30 nëntor 2021, në një nga objektet hotelierike nga lista e objekteve hotelierike të regjistruara për akomodim, publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë.

“Kjo masë ka për qëllim që tu mundësojë familjeve me të ardhura të ulëta, me mbështetjen e shtetit, të ushtrojnë të drejtën e tyre për pushim vjetor dhe njëkohësisht, të mbështes hotelierët dhe gastronomët që të punojnë me kapacitet të plotë jashtë sezonit turistik, me të cilin stimulohet zhvillimi i turizmit vendor, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Vërtetimi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara lëshohet mbi parimin e “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Vërtetimi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret vetëm nga punonjësi të cilit i është lëshuar së bashku me anëtarët e familjes së tij të ngushtë të renditur në kërkesë.

Thirrja publike dhe dokumentet që duhet të paraqiten mund të gjenden në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë në lidhjen: KËTU

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Qershor, 2021 12:37