Shoferët as që e llogarisin shpejtësinë e makinave!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Shtator, 2021 13:02

Shoferët as që e llogarisin shpejtësinë e makinave!

Dje nga ora 08.00 deri në orën 20.00, në territorin e SPB Tetovë, është kryer një kontroll tjetër i veprimit që në vazhdimsi janë duke u zhvilluar lidhur me shpejtësinë, brenda të cilit janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë (TE-14 dhe GV-8), të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale jashtë zonës së populluar, nga të cilat 2 (TE) për më shumë se 70 kilometra në orë, raporton Observeri – Maqedoni

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat adekuate dhe do të përballen me gjoba të parashikuara me ligj, si dhe sanksione të tjera.

Për më tepër, 16 shoferë (TE) janë sanksionuar për tejkalimin e kufirit të shpejtësisë në zonë të banuar, përfshirë 1 (TE) për më shumë se 50 km në orë.

Gjatë kontrollit, janë zbuluar 91 lloje të tjera të shkeljeve (TE-41 dhe GV-50).

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Shtator, 2021 13:02