Shkupi vatër e pandemisë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 10:13

Shkupi vatër e pandemisë

Në Maqedoninë e Veriut, sërish kemi rritje të rasteve pozitive me Covid-19, percjell LOBI

Kryeqyteti Shkupi mbetet vatër e virusit, me 5 695 raste aktive, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë, në të janë regjistruar 49 775 të diagnostikuar nga Covid 19.

Pas Shkupit, radhitet Prilepi me 824 raste aktive, Kavadari me 616 raste aktive, Ohri me 464 raste aktive, Kumanova me 410 raste aktive, Tetova me 371 dhe Negotina me 289 raste aktive.

Qytetet tjera kanë më pak raste aktive.
Rritja e rasteve ka bërë që të ulë kapacitetet spitalore, për çfarë u rihapen sërish qendrat Covid në Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën Gastroenterohepatologjisë, Klinikën për Sëmundje të Syve dhe në Klinikën për Hundë, Gojë dhe Fyt.

Deri në këtë momenti, në tërë sthetin ka 11 640 raste aktive, kurse që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 112.646 raste pozitive.

Deri tani, në vend janë regjistruar 566.183 testime, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 3.319, kurse janë shëruar 97.687 të tjerë. TV21

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 10:13