Shkup, policia ndërpret ahengun

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 10:29

Shkup, policia ndërpret ahengun

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme ka ndërprerë një aheng në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup, pasi është konstatuar se janë shkelur  masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, transmeton Alsat.

“Më 27.03.2021 në orën 22.00, pas një raportimi të mëparshëm, policia ka kryer kontroll në një shtëpi private në rrugën “Manifesti i Majit” në Shkup, në pronësi të I.LGj. (25) dhe M.Gj. (20). Është konkluduar se nuk janë rrespektuar masat kundër përhapjes së Covid-19, dmth është organizuar aheng. Përveç motrës së tyre S.Gj. (19), në shtëpi janë gjetur gjashtë të rritur dhe tre të mitur”, njoftojnë nga MPB.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 10:29