Shkon në 143755 numri i mërgimtarëve të regjistruar
Për 25 ditë që kur filloi vetregjistrimi, sipas statistikave, mund të shihet se 143755 mërgimtarë janë regjistruar online në popis2021.stat.gov.mk dhe census2021.stat.gov.mk , informon Zhurnal.
Në 24 orët e fundit, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar mbi 6600 mërgimtarë.
Numri i atyre të cilët e shfrytëzojnë këtë mundësi që të konfirmojnë prejardhjen e tyre, vazhdon çdo ditë dhe numri vazhdimisht po rritet.
Nga ESHS bëjnë thirrje tek të gjithë shtetasit e Maqedonisë që banojnë në mërgatë, të realizojnë të drejtën e tyre, me qëllim për të parë se sa jemi dhe çfarë mund mëmëdheu të bëjë për ta.