Shilegov më i fortë në Çair, Saraj e Shutkë, Arsovska në Aerodrom, Kisella Vodë e Gazi Babë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Tetor, 2021 13:17

Shilegov më i fortë në Çair, Saraj e Shutkë, Arsovska në Aerodrom, Kisella Vodë e Gazi Babë

Kandidatja “e pavarur” për kryetare të Shkupit, e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe ASH/AA, përqindjen më të madhe të votave e ka fituar nga qytetarët të cilët kanë votuar në komunat e Gazi Babës, në Kisella Vodë dhe Aerodrom, ndërsa kryetari aktual Petre Shilegov ka fituar mbështetje më tepër nga Çairi, Saraji dhe Shuto Orizarja, informon Zhurnal.

Për Arsovskën në Gazi Babë kanë votuar madje 48,74 përqind të qytetarëve, në Kisella Vodë 46,96 përqind, ndërsa në Aerodrom 45,8 përqind.

Përqindje më të vogël Arsovska ka marë në Saraj, atje për të kanë votuar vetëm 18,76 përqind.

Për dallim nga Arsovksa, Shilegov në Saraj ka fituar më tepër vota. Për të kanë votuar 57,24% e votuesve në Saraj. Deri tani, nuk kishte ndodhur më herët për kryetar të Shkupit nga Saraji të dalin 57% e votave.

Pas Sarajit, Shilegov më tepër vota ka fituar në Çair ku prë të kanë votuar 47,42% e qytetarëve, ndërsa në Shuto Orizare për të kanë votuar 42,78%.

Përqindja më e vogël për Shilegovin është nxjerë nga Kisella Voda dhe atë vetëm 25,89%.

Përqindja e përgjithshme nga të gjitha komunat është 37,31% për Arsovskën ndërsa 34,25% për Shilegovin. Dallimi në vota ësht 7921. Për Arsovskën votuan 86,147 qytetarë ndërsa për Shilegovin 78226 qytetarë.

Fituesi do të zgjidhet në raundin e dytë.//Zhurnal.mk

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Tetor, 2021 13:17