Sherif Miftari Drejtor i ri në Qendën për Arsim Profesional dhe Trajnim

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Prill, 2021 09:39

Sherif Miftari Drejtor i ri në Qendën për Arsim Profesional dhe Trajnim

Sherif Miftari nga sot drejton me Qendën për Arsim Profesional dhe Trajnim. Miftari sot zyrtarisht pranoi detyrën nga drejtoresha e deritanishme, Ardijana Isahi Palloshi, njofton Gostivari Sot

Sherif Miftari vjen në krye të Qendës për Arsim Profesional dhe Trajnim, pas një përvoje shumëvjeçare në Shkollën e Mesme Ekonomike Komunale në Gostivar. 

Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim vepron si institucion publik ku duhet të përputhen dhe integrohen interesat publike dhe interesat e partnerëve socialë në arsimin profesional dhe trajnim në R.M si dhe të bëjë koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në fushën e arsimit profesional dhe trajnim. 

Qendra kryen punë profesionale nga fusha e përcjelljes, vlerësimit, avancimit, hulumtimit dhe zhvillimit të arsimit profesional dhe trajnimit, si dhe punë tjera në pajtueshmëri me Ligjin, aktit për themelim dhe statutin. Gostivari Sot

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Prill, 2021 09:39