Sevilla i shpëton humbjes në sekondat e fundit, ishte portieri që shënoi golin e barazimit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 23:08

Sevilla i shpëton humbjes në sekondat e fundit, ishte portieri që shënoi golin e barazimit

Sevilla ka marrë një barazim në sekondat e fundit në ndeshjen ndaj Real Valladolidit në La Liga.

Valladolid dhe Sevilla kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në kampionatin spanjoll.

Fabian Orellana shënoi nga pika e bardhë për vendasit në minutën e 44-të, duke e mbajtur këtë epërsi deri pak para fundit të ndeshjes.

Kur të gjithë menduan se vendasit do marrin tre pikët e plota, në skenë u shfaq portieri i mysafirëve, Bono, që realizoi golin e barazimit në çastet e fundit.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 23:08