Selami: Habitem se pse maqedonasit i ftojnë maqedonasit që të mos regjistrohen

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 10:11

Selami: Habitem se pse maqedonasit i ftojnë maqedonasit që të mos regjistrohen

-Unë nuk habitem që shqiptarët i thërrasin shqiptarët që të regjistrohen, por habitem se pse maqedonasit i ftojnë maqedonasit që të mos regjistrohen? Cili është qëllimi? Që mos të regjistrohen për të deformuar numrat, kështu tha fillimisht në një intervistë për REL Ilmi Selam, zëvendës drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.

“Regjistrimi nuk është një pazar, nuk është hapja e një tefteri të havllaxhisë, por zbatimi i ligjit. Si Ent Shtetërorë për Statistika, ne duam t’u drejtohemi qytetarëve, sepse regjistrimi bëhet për qytetarët. I bëjmë thirrje çdo subjekti politik, çdo aktori dhe faktori në shtet, në shoqëri, për të thirrur qytetarët, të gjithë, të tuajt, të tanët sepse ne nuk bëjmë asgjë keq nëse kërkojmë regjistrimin. Shkurtimisht, kjo është si t’i bëni thirrje qytetarëve që t’i binden ligjit”, tha mes tjerash në intervistë Ilmi Seljami, zëvendës drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 10:11